Arsenali me ofertë për Grimaldon
Arsenali ka bërë ofertën e parë për mbrojtësin e majtë ë Benfica, Alex Grimaldo.
Sport
Arsenal ka shfaqur interesim për mbrojtësin spanjoll, Alex Grimaldo.
Sipas ‘The Sun’, Arsenali sapo ka bërë ofertën e parë për 26 vjeçarin, transmeton lajmi.net
Oferta që ‘Topçinjtë’ kanë ofruar për spanjollin është rreth shtatë milionë euro.
Shumë kjo që për Benfican duket e vogël.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes klubeve për lojtarin./Lajmi.net/