Arsenali largon Kallstromin
Kim Kallstrom mund të largohet nga Arsenal pa zhvilluar asnjë minutë lojë me skuadrën e tij të re. Mesfushori suedez iu bashkua gjigantit londinez nga Spartak Moska në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, ai pësoi një lëndim në stërvitjen e parë me…
Sport
Kim Kallstrom mund të largohet nga Arsenal pa zhvilluar asnjë minutë lojë me skuadrën e tij të re.
Mesfushori suedez iu bashkua gjigantit londinez nga Spartak Moska në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mirëpo, ai pësoi një lëndim në stërvitjen e parë me ekipin dhe do të mungojë për gjashtë javë.
31-vjeçari raportohet se e përsëriti dëmtimin e mëparshëm derisa ishte duke luajtur volejboll në rërë javën e kaluar, dhe Arsenali thuhet se ishte i vetëdijshëm për problemin e tij para se ta transferonin në Emirates.
Mirëpo, sipas the Sun on Sunday, drejtues të Arsenalit janë duke kërkuar një dëmshpërblim në kontratë në mënyrë që të anulojnë marrëveshjen e tij dhe ta rikthejnë Kallstromin menjëherë në Rusi.
Lëndimi i suedezit e ka lënë në pozitë të keqe menaxherin Arsene Wenger i cili aktualisht nuk mund të llogaris as në treshen e të lënduarve, Aaron Ramsey, Jack Wilshere dhe Theo Walcott, kurse Mathieu Flamini është i suspenduar për tri ndeshje të radhës.