Arsenali do ti ofrojë Xhakës vazhdimin e kontratës

Gjiganti anglez duket se nuk do të heq dorë nga Granit Xhaka.

Sport

30/07/2021 18:00

Xhaka muajt e fundit është lidhur ngushtë me një kalim në Itali te Roma.

Mesfushori madje ishte shumë i interesuar të largohej në drejtim të Romës, por klubi italian ende nuk ka arritur marrëveshje me atë anglez.

Sipas ‘The Athletic’, tani drejtuesit e Arsenalit po përgatiten ti ofrojnë vazhdimin e kontratës futbollistit shqiptar, transmeton lajmi.net.

28-vjeçari dukej shumë afër largimit, por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe ai mund të mbetet në Angli.

Xhaka ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri më 30 qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/