Arsenal përgatitet për revolucionin, vetëm gjashtë lojtarë janë të sigurt në planet e Artetas
Arsenal ndoshta në verë do bëjë më së shumti ndryshime në skuadër në tërë historinë e klubit.
Sport
Trajneri Mikel Arteta ka treguar dëshirën për të ndërtuar skuadrën me top yje, transmeton lajmi.net.
Sipas The Times, Arsenal është i gatshëm të shesë disa nga yjet e ekipit të parë.
Shumë lojtarë që janë huazmi si Matteo Guendouzi, Sead Kolasinac, Ainsley Maitland-Niles, Lucas Torreira dhe Konstantinos Mavropanos do shiten.
Hector Bellerin gjithashtu është i gatshëm për sfidë të re dhe Arsenal mund të përfundojë duke fituar 30 milionë euro në fund.
Dani Ceballos pas dy viteve me shumë gjasa do rikthehet te Real Madrid, por Arteta dëshiron ta mbajë Martin Odegaard që ka impresionuar të gjithë.
E ardhmja edhe e yjeve të tjerë si Willian, Alexandre Lacazette dhe Nicolas Pepe gjithashtu nuk kanë të ardhme të sigurt.
Qëndrimin e sigurt në planet e Mikel Arteas e kanë vetëm Bukayo Saka, Emile Smith Rowe, Gabriel Martinelli, Kieran Tierney dhe Thomas Partey.
Mbetet të shihet nëse vërtet do ndodh ky revolucion te Arsenali, të cilët synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve përmes trofeut të Ligës së Evropës./Lajmi.net/