Arsenal përgatit ofertë për Ramsdale
Klubi anglez është në kërkim të një portieri.
Sport
Sipas ‘Sky Sports’, Arsenali po synon transferimin e Aaron Ramsdale gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Drejtuesit e ‘Gunners’ po përgatisin një ofertë prej rreth 30 milionë euro për portierin e Sheffield United.
Dy ofertat e kaluara të ‘Topçinjve’ për Ramsdalen janë refuzuar nga Sheffieldi por kjo ofertë e fundit duket se do të jetë e mjaftueshme për transferimin e tij në Arsenal.
23-vjeçari, sezonin e kaluar pati paraqitje mjaft të mira me Sheffield UTD duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të. /Lajmi.net/