Arsenal me transferim 40 milionësh në verë

Arsenal është në prag që të bëjë transferimin e parë për sezonin e ri.

Merkato

22/04/2019 15:53

Arsenal është shumë afër ta transferojë Cengiz Underin nga Roma.

Skuadra londineze ka kohë që po e kërkon transferimin e sulmuesit turk, gjersa ka bërë kontaktet e para, përcjell lajmi.net.

Romakët jaë të gatshëm që ta shesin Underin në afatin kalimtar veror, gjersa i duan 40 milionë euro nga shitja e tij.

Sipas medieve në Itali dhe Angli, Arsenal është pajtuar rreth shumës që kërkon Roma, gjersa kanë mbetur kushtet personale me turkun. /Lajmi.net/