Arsenal konsideron shkarkimin e Artetas, Conte shihet si pasuesi

Arsenal është duke konsideruar ta shkarkojë trajnerin Mikel Arteta dhe ta zëvendësojë me ish trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.

Sport

15/08/2021 21:13

Arteta nisi mirë vitin e parë te Arsenal duke fituar FA Cup, por edicionin e kaluar “Topçinjtë” e mbyllen sezonin e Premierligës në pozitën e tetë, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në xhiron e parë këtë sezon, u mposhten nga Bentford me rezultat 2 – 0.

Sipas Tuttosport, Arsenal tani konsideron ta largojë Artetan nga detyra dhe ta zëvendësojë me Conte, që do ndihmonte edhe në transferimin e Lautaro Martinez.

Conte në vitin 2016-17 kishte fituar Premierligën, derisa vitin e kaluar fitoi Scudetton, me Martinez që shënoi 17 gola.

Arteta si trajner i Arsenalit në 87 ndeshje ka regjistruar 47 fitore, 24 humbje dhe 16 barazime./Lajmi.net/