Arsenal konsideron rikthimin e Ramsey, ofron yllin e skuadrës në shkëmbim

Arsenal mund të këtë shansin për të sjellë mesfushorin Aaron Ramsey në skuadër në marrëveshje shkëmbimi që përfshin Hector Bellerin.

Sport

09/06/2021 15:04

Ramsey ishte ylli i Arsenalit për shumë vite, por ka dështuar të gjejë vetën deri me tani te Juventusi, transmeton lajmi.net.

Me Juventusin që ka interesim për Bellerin, klubi londinez dëshiron të bëjë marrëveshje duke kërkuar në këmbim Ramsey, kështu se paku raporton Sport.

Uellsiani do ishte i mirëpritur në “Emirates” me Mike Arteta që ka nevojë për zëvendësuesin e Dani Ceballos, që kaloi dy vite huazim, por tani është rikthyer te Real Madrid.

Ramsey gjithashtu është i hapur për rikthimin në Premierligë, ngase është kampionati ku ka shkëlqyer me së shumti.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse Bellerin është i hapur për kalimin te “Bianconerët” sepse ka oferta edhe nga Spanja./Lajmi.net/