Arsenal ia vendos çmimin Bellerinit

Klubi anglez Arsenal i ka caktuar çmimin mbrojtësit Hector Bellerin.

Sport

17/07/2021 17:26

Sipas ‘The Sun’, Arsenal ia ka vendosur çmimin e shitjes Bellerinit, transmeton lajmi.net.

Raportohet se ‘Topçinjtë’ po kërkojnë rreth 18 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet mbrojtësin e tyre.

Interesim për spanjollin ka shprehur skuadra e Interit, por ‘Nerazzurët’ nuk janë të gatshëm ta blejnë kartonin e plotë të tij, gjiganti italian po ofron huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e ‘Gunners’ në të gjitha garat duke realizuar një gol dhe katër asistime. /Lajmi.net/