Arsenal i bashkohet garës për transferimin e Grealish

Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas Jack Grealish.

Sport

17/07/2021 22:22

Sipas ‘The Athletic’, Arsenali po synon transferimin e Grealish gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Interesim për mesfushorin prej kohësh ka shfaqur edhe skuadra e Man City që janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë se 100 milionë euro për ta transferuar.

Në anën tjetër drejtuesit e Aston Villas nuk dëshirojnë largimin e futbollistit të tyre, dhe e kanë në plan të përpiqen deri në fund që ta mbajnë në ekip përkundër interesimit të ‘Citizens’ dhe së fundmi Arsenalit.

25-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 27 paraqitje me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe 12 asistime. /Lajmi.net/