Arsenal e fiton në mënyrë dramatike ndaj Manchester Unitedit

Arsenali e ka fituar derbin ndaj Manchester Unitedit me shifrat 3:1 në derbin e javës në Premierligën angleze. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premierligës. United kaloi fillimisht në epërsi me golin e Marcus Rashford, të shënuar në minutën e 27-të. Festa e “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë. Pas vetëm një minutë më…

Sport

03/09/2023 19:32

Arsenali e ka fituar derbin ndaj Manchester Unitedit me shifrat 3:1 në derbin e javës në Premierligën angleze.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premierligës.

United kaloi fillimisht në epërsi me golin e Marcus Rashford, të shënuar në minutën e 27-të.

Festa e “Djajve të Kuq” nuk zgjati shumë. Pas vetëm një minutë më vonë barazuan “Topçinjtë”.

Arsenali golin e dytëe arriti në minutën e 95-të përmes Declan Rice. Gabriel Jesus realizoi për 3:1 në minutën 100-t.

Arsenali ndodhet në pozitën e pestë me 10 pikë, derisa United ka katër pikë më pak dhe “stacionohet” e 11-ta.