Arsenal dhe Tottenham e duan huazimin e yllit të Juventusit

Arsenal dhe Tottenham kanë nisur negociatat me Juventusin për mundësinë  e huazimit të sulmuesit, Dejan Kulusevski.

Sport

05/12/2021 17:50

21-vjeçari ka zhvilluar 18 paraqitje me “Bianconerët” këtë edicion, me një mesatare prej 33 minutave për ndeshje, transmeton lajmi.net.

Suedezi raportohet se është i zemëruar me situatën momentale dhe Calciomercato, raporton se Juventus është i hapur për shitjen.

Dy rivalët londinezë, Arsenal dhe Spurs e duan sulmuesin, por preferojnë huazimin me opsion blerje në verën tjetër.

Si Arsenal, ashtu edhe Tottenham tashmë kanë hapur bisedimet me “Zonjën e Vjetër” dhe agjentin e Kulusevskit për ndonjë marrëveshje gjatë afatit dimëror.

Kulusevski u transferua nga Juventus për 30 milionë funte nga Atalanta vitin e kaluar dhe vazhdon ta mbajë këtë çmim.

Juventus pos suedezit, dëshiron të ndajë rrugët edhe me dyshen tjetër, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey./Lajmi.net/