Arsenali 22 milionë funte për Neves
Lëndimi i Francis Coquelinit e ka shtyrë menaxherin Arsene Wenger ta kërkojë një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport
Arsenal janë duke e përgatitur një ofertë prej 22 milionë funtesh për mesfushorin e Portos, Ruben Neves, transmeton Goal.
Londinezët dëshirojnë t’ia paguajnë fillimisht 12 milionë funte skuadrës portugeze dhe 10 milionë të tjera bonuse.
Për Neves interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze e Liverpoolit.