Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit. Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota. Përparim Rama nga…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e para të numëruara me postë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit.
Nga 20 për qind e votave të numëruara, prin kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Çeku me 47.31 për qind ose 88 vota.
Përparim Rama nga LDK-ja renditet i dyti me 30.65 për qind ose 57 vota. Uran Ismaili PDK ka marrë 30 vota ose 16.13 për qind, Besa Shahini PSD-ja 2.15 për qind ose katër vota, Bekë Berisha AAK 2.15 për qind ose katër vota. Fatmir Selimi, kandidat i pavarur, 1.08 për qind ose dy vota.
Komuna e Prishtinës do të jetë në balotazh më 9 nëntor, pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që kanë marrë më së shumti vota nuk kanë arritur ta kalojnë kuotën prej 50 për qind në raundin e parë.