Arrihet marrëveshja në parim mes Wijnaldum dhe Barcelonës

Barcelona dhe mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum kanë arritur marrëveshje verbale.

Sport

26/05/2021 12:19

Holandezi do t’i bashkohet katalunasve duke nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2024, transmeton lajmi.net.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja do nënshkruhet në ditët në vijim.

Për të realizuar kalimin në “Camp Nou”, Wijnaldum ka pranuar edhe zbritjen e pagës.

Ndërkohë, në garë për mesfushorin ishin edhe PSG-ja dhe Bayern Munich./Lajmi.net/