Arrihet marrëveshja, Moriba së shpejti kalon te Leipzig

Është arritur marrëveshja e plotë mes RB Leipzigut dhe Barcelonës, për shërbimet e mesfushorit Ilaix Moriba.

Sport

30/08/2021 17:55

Talenti refuzoi të rinovonte me Barcelonën, ngase kërkonte pagë javore për 100 mijë euro, gjë që klubi nuk pranonte, transmeton lajmi.net.

Meqenëse marrëdhënia mes klubit dhe lojtarit u prishë, Barcelona vendosi ta shesë, ndërsa tani ka arritur marrëveshje me klubin gjerman.

Leipzig do paguajë 16 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse, derisa Moriba do udhëtojë së shpejti në Gjermani për të kryer testet mjekësore.

Te Leipzig, Moriba do jetë zëvendësuesi i Marcel Sabitzer, ky i fundit kaloi te Bayern Munich./Lajmi.net/