Arrihet marrëveshja Barcelona – Kounde, kontratë katërvjeçare për lojtarin

Mbrojtësi francez është pajtuar për një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Barcelonës. Jules Kounde do të vë firmën e tij në kontratën katërvjeçare me Barcelonën, por kjo pasi Barca të arrijë marrëveshje me Sevillan. ‘Sport’ raporton se lojtari është i gatshëm të nënshkruajë për katër sezonet e ardhshme, përcjell lajmi.net. Madje, kjo thuhet të jetë…

Sport

24/07/2022 17:14

Mbrojtësi francez është pajtuar për një kontratë katërvjeçare me skuadrën e Barcelonës.

Jules Kounde do të vë firmën e tij në kontratën katërvjeçare me Barcelonën, por kjo pasi Barca të arrijë marrëveshje me Sevillan.

‘Sport’ raporton se lojtari është i gatshëm të nënshkruajë për katër sezonet e ardhshme, përcjell lajmi.net. Madje, kjo thuhet të jetë dëshira e vetme e tij.

Kounde ishte afër finalizimit të marrëveshjes me Chelsea, por në momentin që vendosi të shkonte në fazë para-sezonale me Sevillan i dha kohë Barcës për lëvizje të reja.

Tani thuhet se Barca do të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe Sevilla nuk pritet të bllokojë lëvizjen.

Sipas disa zërave, Xavi Hernandez i ka ofruar Koundes pozitën e startuesit në repartin defensiv. /Lajmi.net/