Arrihet marrëveshja, Aubameyang në Premierligë

Me marrëdhënien e prishur të Aubameyang me klubin e tij, Arsenal është duke insistuar që operacioni të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Sport

16/01/2018 19:22

Arsenal arrin akordin me Pierre-Emerick Aubameyang, sipas raporteve të ndryshme në Angli.

The Mirror thotë se tani mbetet vetëm që Borussia Dortmund të japë dritën jeshile për sulmuesin.

Gjatë mëngjesit të së martës në shtypin evropian është shkruar se Aubameyang kishte kërkuar largimin nga klubi gjerman.

Me marrëdhënien e prishur të Aubameyang me klubin e tij, Arsenal është duke insistuar që operacioni të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.