Arrestohet ushtari i FSK-së, rrahu gruan e më pas kërcënoi policët

Dje në Drenas është arrestuar një pjesëtar i FSK-së.

Lajme

14/05/2022 08:29

Ai ka përfunduar në pranga nën dyshimin për dhunë në familje, shkruan lajmi.net.

I njëjti dyshohet që pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhërat i ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/