Arrestohet Ukë Rugova

EULEX bastis Rezidencën e ish Presidentit Rugova, në vazhdën e hetimeve ndaj Deputetit Ukë Rugova. Ai u arrestua si i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Lajmi.net mëson se bëhet fjalë për vepër penale që ka të bëjë me \"çështje të vizave. \"

Lajme

05/02/2014 07:50

Policia ka nisur në mëngjesin e sotëm një aksion bastisje në Rezidencën e ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në Lagjen ‘Velania’ në Prishtinë.

Para Rezidencës së Familjes Rugova kanë zbarkuar rreth 10 makina të Misionit EULEX, pjesëtarët e të cilit po kryejnë bastisjen.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se bastisja e cila po zhvillohet aktualisht është në vazhdën e hetimeve që po zhvillohen ndaj të birit të Presidentit Rugova, Ukës, i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës si prijës i Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

Javën e kaluar lajmi.net raportoi për hetimet që po zhvilloheshin ndaj një Deputeti të njohur të Kuvendit të Kosovës, e që pritej edhe arrestimi i tij: Deputeti hetohet për krim të organizuar

Hetimet ndaj deputetit Ukë Rugova kanë çuar në arrestimin e tij.

Po sipas këtyre burimeve, Ukë Rugova, së bashku me një grup të personave thuhet se ka punuar në mënyrë të orkestruar për veprën e dyshuar penale, e mësohet se ka të bëjë me çështjen e vizave.

Burimet thonë se janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë.

Në grupin e personave të dyshuar ka edhe staf ndërkombëtar në Kosovë.

Avokati i Ukë Rugovë, Bajram Tmava, ka thënë për lajmi.net se kërkesa e prokurorit të EULEX’it është arrestimi i Ukë Rugovës.

Urdhër për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe urdhër me autorizim të prokurorit të shteti për arrestim”.

“Urdhri për arrest është bërë për veprën penale krim i organizuar”.

“Nuk kam të tjera informata përveç që dyshimi i bazuar ekziston për krim të organizuar”.

Avokati Tmava tha se EULEX dyshon djalin e ish Presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i EULEX’it, Blerim Krasniqi, ka konfirmuar për lajmi.net operacionin e bastisjes dhe arrestimeve të ndërmarrë sot në mëngjes nga ky mision.

“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprave penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit”.

“Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetimi të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it”.

 

\"20140205_084537\" \"20140205_084547\" \"20140205_084559\" \"20140205_084619\"

\"Foto: