Arrestohet tifozi 21-vjeçar i Arsenalit, e pengoi sulmuesin e Chelseat me laser

Një tifoz i Arsenalit është arrestuar pasi pengoi me një laser sulmuesin e Chelseat, Mudryk gjatë derbit londinez të martën mbrëma, njofton The Sun, transmeton lajmi.net. Arsenali triumfoi 3:1 kundër Chelseat në stadiumin “Emirates” në Londër, në takimin e vlefshëm për xhiron e 34-të në elitën e futbollit anglez. “Një 21-vjeçar u arrestua në stadiumin…

Sport

03/05/2023 12:50

Një tifoz i Arsenalit është arrestuar pasi pengoi me një laser sulmuesin e Chelseat, Mudryk gjatë derbit londinez të martën mbrëma, njofton The Sun, transmeton lajmi.net.

Arsenali triumfoi 3:1 kundër Chelseat në stadiumin “Emirates” në Londër, në takimin e vlefshëm për xhiron e 34-të në elitën e futbollit anglez.

“Një 21-vjeçar u arrestua në stadiumin Emirates gjatë ndeshjes Arsenal – Chelsea më 2 maj, i dyshuar për një shkelje të rendit publik. Ai është dërguar në paraburgim” – thuhet në deklaratën e Policisë angleze.

Ngjarja do të hetohet edhe nga Federata Angleze e Futbollit.


Mudryk ishte afër t’i bashkohej Arsenalit në afatin kalimtar të dimrit, por më pas ai zgjodhi Chelsean.

Arsenali me këtë fitore rikthehet në vendin e parë me 78 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Chelsea mbetet i 12-ti me 39 pikë të grumbulluara gjithsej./Lajmi.net/