Arrestohet personi që dyshohet se dogji autoambulancën në Ratkoc të Rahovecit, motivet ende nuk dihen

Sot, rreth orës 02:40, ka pasur një incident zjarri në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Policia dhe zjarrfikësit, kanë dal menjëherë në vendngjarje, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në QMF e këtij fshati, dhe për pasojë dëme janë shkaktuar edhe në objektin e QMF-s. Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pas pasoja në…

Lajme

21/12/2025 22:41

Sot, rreth orës 02:40, ka pasur një incident zjarri në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia dhe zjarrfikësit, kanë dal menjëherë në vendngjarje, ku zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë në QMF e këtij fshati, dhe për pasojë dëme janë shkaktuar edhe në objektin e QMF-s.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk ka pas pasoja në njerëz, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e gjakovës, Sheremet Elezaj, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar.

“Në lidhje me rastin, Stacioni Policor në Rahovec ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Si rezultat i hetimeve në vendin e ngjarjes dhe provave të siguruara, është identifikuar një person i dyshuar, i cili për motive ende të panjohura dyshohet se i ka vënë flakën autoambulancës. Më vonë, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, rreth orës 18:50, i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore, është arrestuar. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rasteve penale dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/