Arrestohet për vjedhje një 22 vjeçar, një 25 vjeçar shpallet në kërkim
Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale.
Lajme
Sipas njoftimit të policisë, fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të grabitjes, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.
Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e dy operacioneve të bastisjes me ç’ rast, policia ka arrestuar të dyshuarin;
- H. B, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur më datë 06.11.2020 rreth orës 18:30, ku dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një biznes hotelier në Graçanicë.
Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë;
A• B, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të
njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë.
Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar. /Lajmi.net/