Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim përmes emailit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”, pas raportimit të një rasti që dyshohet të ketë zgjatur për më shumë se një muaj. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në periudhën nga 20 janari deri më 25 shkurt 2026, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “Ngacmim”, pas raportimit të një rasti që dyshohet të ketë zgjatur për më shumë se një muaj.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur në periudhën nga 20 janari deri më 25 shkurt 2026, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme përmes emailave ka ngacmuar dhe ofenduar një viktimë femër kosovare, transmeton lajmi.net.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë më 26 shkurt 2026. Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Raporti i plotë:
NGACMIM
Prishtinë 20.01.2026-25.02.2026 – NN. Me 26.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi përmes emailave e kishte ngacmuar- ofenduar në mënyra të ndryshme viktimën femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/