Arrestohet një person në Prishtinë, e rrahu dhe e largoi nga shtëpia bashkëshorten e tij
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 11:40. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, dhe më pas e ka larguar atë nga shtëpia, transmeton lajmi.net. Me vendim…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 11:40. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, dhe më pas e ka larguar atë nga shtëpia, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 25.09.2026 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/