Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 2 vite burg efektiv për “Narkotik” në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren, sot ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin E.Q. Ai po kërkohej pasi ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. “I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe…

Lajme

29/01/2026 15:08

Policia e Kosovës në Prizren, sot ka arritur të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin E.Q.

Ai po kërkohej pasi ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I arrestuari është dënuar me 2 (dy) vite burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: