Arrestohet një burrë në Vushtrri, bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godiste një polic
Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi fillimisht nuk iu bind urdhrave të policisë dhe më pas sulmoi një zyrtar policor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”, transmeton lajmi.net. I dyshuari, derisa zyrtarët policorë po…
Lajme
Një person është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi fillimisht nuk iu bind urdhrave të policisë dhe më pas sulmoi një zyrtar policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”, transmeton lajmi.net.
I dyshuari, derisa zyrtarët policorë po merreshin me rregullimin e trafikut, kishte refuzuar t’u bindej urdhrave të tyre dhe kishte bërë vozitje të rrezikshme, duke tentuar ta godiste një polic.
Ai ishte ndaluar pak më vonë nga njësia policore, por edhe në atë moment nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve dhe kishte sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje./lajmi.net/