Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj motrës së mitur
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij të mitur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 nëntor, rreth orës 18:00, transmeton lajmi.net. Pas intervistimit, viktima, në prani të zyrtarit…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 12 nëntor, rreth orës 18:00, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit, viktima, në prani të zyrtarit për punë sociale, është dërguar në strehimore për të qenë nën përkujdesje.
Ndërkaq, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./lajmi.net/