Obiliq: Arrestohet një burrë pasi dyshohet se sulmoi fizikisht babanë e tij
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 11:30, transmeton lajmi.net. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e sulmit. Me vendim të prokurorit të shtetit,…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 11:30, transmeton lajmi.net.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e sulmit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/