Arrestohet një 54 vjeçar për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka arrestuar një 54 vjeçar në fshatin Vatë të Kaçanikut. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një preson tjetër të moshës 47 vjeçare. Atij iu gjet edhe një armë pa leje. ‘’Policët e rendit dhe policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një 54 vjeçar në fshatin Vatë të Kaçanikut.
Arrestimi i tij ka ndodhur pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një preson tjetër të moshës 47 vjeçare.
Atij iu gjet edhe një armë pa leje.
‘’Policët e rendit dhe policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’./Lajmi.net/