Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30 ka ndaluar një automjet të dyshuar ku gjendeshin tre persona. Aty janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të procedohet në cilësinë e provës materiale. “Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit…

Lajme

17/05/2026 21:34

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30 ka ndaluar një automjet të dyshuar ku gjendeshin tre persona.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të procedohet në cilësinë e provës materiale.

“Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit të tyre dhe procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarit mashkull, 23-vjeçar, është iniciuar rasti penal “Posedim i substancave narkotike”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/