Abdixhiku: Në Suharekë folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë. Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se po ka shumë interesim për pyetje e debat të sinqertë. Postimi i plotë: HAJDE FOLIM në Suharekë. Sa shumë vëmendje po merr platforma jonë e drejtpërdrejtë me qytetarë. Sa shumë interesim, pyetje e…

Lajme

17/05/2026 21:02

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot biseda me qytëtarë në Suharekë.

Përmes platformës “Hajde Folim”, Abdixhiku tha se po ka shumë interesim për pyetje e debat të sinqertë.

Postimi i plotë:

HAJDE FOLIM në Suharekë.

Sa shumë vëmendje po merr platforma jonë e drejtpërdrejtë me qytetarë. Sa shumë interesim, pyetje e debat i sinqertë.

Kjo është Kosova që duam, pa skenografi, pa filtra, pa monolog politik. Vetëm njerëz, vetëm bisedë, vetëm dëgjim.

Sonte, në Suharekë, folëm hapur për jetën, brengat, shpresat dhe Kosovën që mund ta bëjmë më mirë.

Hajde folim. Hajde bashkohemi.