Arrestohet një 21 vjeçar, dyshohet se dhunoi 16 vjeçaren në një motel të Fushë-Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar, i dyshuar për dhunim. Arrestimi i 21 vjeçarit është bërë mbrëmë. I njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër 16 vjeçare, në një nga motelet e Fushë-Kosovës. Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës. Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi, ka deklaruar se nesër do të…

Lajme

27/11/2022 20:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar, i dyshuar për dhunim.

Arrestimi i 21 vjeçarit është bërë mbrëmë.

I njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër 16 vjeçare, në një nga motelet e Fushë-Kosovës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Kujtim Munishi, ka deklaruar se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 21 vjeçarit.

“Po është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit. Hetimet janë duke vazhduar  dhe ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”,tha Munishi teksa u deklarua për rastin.

Ndryshe 16 vjeçarja theksohet se ishte raportuar e zhdukur për një javë./Lajmi.net/