Arrestohet në Prishtinë 51-vjeçari i dënuar për vjedhje të rënda – dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar për vjedhje të rënda, gjatë një aksioni të realizuar sot në rrugën “B” në Prishtinë. Arrestimi është kryer nga zyrtarët e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia, transmeton lajmi.net Sipas njoftimit nga Drejtoria…

Lajme

07/08/2025 20:39

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dënuar për vjedhje të rënda, gjatë një aksioni të realizuar sot në rrugën “B” në Prishtinë.

Arrestimi është kryer nga zyrtarët e Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia, transmeton lajmi.net

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, personi i arrestuar është M.K., mashkull 51-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga gjykata.

Policia ka konfirmuar se pas arrestimit, i njëjti është dërguar për të vuajtur dënimin prej 2 vjet e 10 muaj burgim, sipas vendimit gjyqësor.

Policia ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë me qëllim të zbatimit të ligjit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim./lajmi.net/