Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Vushtrri, është bashkëmoshatar i viktimës
Një person ka ndërruar jetë sot, si pasojë e plagëve të marra nga disa të shtëna me armë zjarri në Vushtrri. Viktima është A.Z 19 vjeçar, i cili siç njofton Policia, pasi është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë dhe nga autoritetet spitalore është konfirmuar se ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar…

Lajme
Një person ka ndërruar jetë sot, si pasojë e plagëve të marra nga disa të shtëna me armë zjarri në Vushtrri.
Viktima është A.Z 19 vjeçar, i cili siç njofton Policia, pasi është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë dhe nga autoritetet spitalore është konfirmuar se ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vrasje, B.D po ashtu 19 vjeçar.
Nga ai është konfiskuar një armë pistoletë ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me 5 fishekë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.
Me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.