Arrestohet hajni i ‘iPhone 6’ në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se dje ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti i kishte vjedhur një ‘iPhone 6’ një vajze në Prishtinë.

Lajme

19/06/2016 11:28

“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 07.06.2016-15:50. Me 18.06.2016 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti viktimës femër K/Shqiptare i  ki kishte vjedhur një telefon mobil të llojit ‘IPHONE 6’.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton lajmi.net