Arrestohet burri, tentoi ta paguante prostitutën me një hamburger
Një burrë u arrestua të martën pasi ai dyshohet se u përpoq të paguante një civile policie që paraqitej si prostitutë me një hamburger.
Fun
Sipas KRQE, Dominic Calderon, një person 36-vjeçar ishte duke në mbrëmjen e 28 janarit, kur ai vuri re oficierën femër. Ai iu afrua asaj dhe e pyeti se sa do kërkonte për një natë me të, transmeton lajmi.net.
Dyshja ranë dakord për një çmim, por Calderon i tha oficerit që ai nuk mund ta paguante atë sepse nuk kishte marrë pagën ende. Ai më pas kërkoi numrin e saj të telefonit, në mënyrë që të mund të shijonte shërbimet e saj më vonë.Në atë moment, oficeri propozoi që mund të paguhej me një hamburger, në vend të parave të gatshme.
Calderon atëherë u pajtua, dhe u arrestua menjëherë për patronizimin e një prostitute.
Një shkelje e tillë ligjore bart në vete një dënim maksimal prej gjashtë muaj burg dhe një gjobë 500 dollarë. /Lajmi.net/