Arrestohen tre zyrtarë për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”
Policia ka arrestuar tre zyrtarë të dyshuar për “marrje ryshfeti” si dhe "keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në vepra penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Mësohet se njëri nga të arrestuarit është zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Të dyshuarit dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të involvuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë Hoxha.
Hoxha po ashtu ka thënë se te gjitha veprimet tjera policore do te ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë. /Lajmi.net/