Arrestohen pesë persona për gjueti të kundërligjshme, sekuestrohen 7 armë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” në Prizren. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se janë sekuestruar edhe shtatë armë në Prizren. “Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprat penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” në Prizren.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se janë sekuestruar edhe shtatë armë në Prizren.
“Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie. Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi . Lidhur me këtë me datën 17.11.2024, në orët e hershme të mëngjesit, Stacioni Policor Prizren veri ka zbatuar një plan operative me qëllim të parandalimit të veprave të tillë . Gjatë zbatimit të planit operativë hetuesit dhe policët e patrullës të Stacionit Policor Prizren Veri kanë arritur i ti ndalojnë 5 persona dhe janë sekuestruar 7 (shtatë ) armë 3 (tre) nga ato pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 (katër) radio marrës dhe municioni përkatës. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.