Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u për trafikim me njerëz
Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy faza të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur dhe vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasit e ndaluar, R. B. dhe G. H., banues në Tiranë, ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi dyshohen për “Pjesëmarrje ose…
Lajme
Policia e Shtetit ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy faza të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur dhe vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasit e ndaluar, R. B. dhe G. H., banues në Tiranë, ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi dyshohen për “Pjesëmarrje ose organizim të grupit të strukturuar kriminal” në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal’, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftim,
Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës, dhe policia njofto se po vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit.