Arrestohen katër persona pas një rrahje në diskotekë

Katër persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje fizikë që ka ndodhur mes tyre në një diskotekë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajme

17/04/2022 09:24

Të dyshuarit janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan lajmi.net.

“Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore – sipas raportit të mjekut”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/