Arrestohen dy persona në Mitrovicë të Jugut pasi e rrahën viktimën me shufër hekuri

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kqiq i Madh, nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj një personi tjetër. Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit – shtetas kosovarë – kanë sulmuar fizikisht viktimën, një mashkull po ashtu kosovar, duke e goditur me shufra hekuri. Si…

Lajme

05/09/2025 09:28

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kqiq i Madh, nën dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj një personi tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, pas një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit – shtetas kosovarë – kanë sulmuar fizikisht viktimën, një mashkull po ashtu kosovar, duke e goditur me shufra hekuri. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton lajmi.net.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar nga njësitë policore dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, janë dërguar në mbajtje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./lajmi.net/