Arrestohen 3 taksistë në Shkodër, po transportonin 12 shtetas afganë

Një rast i trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm është goditur në Shkodër.

Lajme

13/10/2019 12:15

Në fshatin Melgushe, pjesë e segmentit rrugor Shkodër-Kryebushat janë arrestuar 3 taksistë dhe 12 shtetas afganë.

Tre të arrestuarit janë A.K, G.M dhe I.B.

Dyshohet se taksistët do t’i transportonin shtetasit afganë deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi dhe më pas ata do të kalonin në këmbë për në shtetin fqinj. /tch