Armend Zemaj: LDK-ja nuk nënshtrohet nga Vetëvendosje, po shkelin afatet kushtetuese për lojëra të brendshme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se në kushte normale është dashur të bëhet konstituim i i kuvendit, por se kanë pasur rezerva për sjelljen e VV-së duke pas parasysh afatet kushtetuese, të cilat tha se janë shkelur ato dhe pritshmëritë kanë qenë të stërgjatët për lojëra të tyre të brendshme. “Për arsye që ata…

Lajme

11/09/2026 10:42

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se në kushte normale është dashur të bëhet konstituim i i kuvendit, por se kanë pasur rezerva për sjelljen e VV-së duke pas parasysh afatet kushtetuese, të cilat tha se janë shkelur ato dhe pritshmëritë kanë qenë të stërgjatët për lojëra të tyre të brendshme.

“Për arsye që ata mund ti dijnë por se është në dëm të Kosovës.Ne nuk funksionojmë me kushtëzime, por s’jemi ata që bllokojmë konstituimin e kuvendit mund t’i tejkalojmë edhe ato që kemi subjektive, por që logjika e VV-së për t’i nënshtruar të tjerët tek LDK-ja nuk kalon”,deklaroi Zemaj, transmeton lajmi.net.

“Kryetarët dhe nënkryetarët janë e drejtë kushtetuese”,shtoi ai.

“Nuk e di për besë, zijani derën në anën tjetër”,tha Zemaj kur është pyetur nëse Abdixhiku ka pranuar të takohet me Kurtin për të diskutuar në lidhje me emrin e LDK-së për nënkryetar./Lajmi.net/