Armend Agolli: U përjashtuam nga Kuvendi i LDK-së pa sqarim, bashkë me mua u larguan edhe 3 delegatë nga Mitrovica
Armend Agolli nga LDK ka reaguar publikisht pasi është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e partisë që pritet të mbahet më 31 janar. Përmes një postimi, Agolli ka bërë të ditur se ai, së bashku me tre delegatë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve…
Lajme
Armend Agolli nga LDK ka reaguar publikisht pasi është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e partisë që pritet të mbahet më 31 janar.
Përmes një postimi, Agolli ka bërë të ditur se ai, së bashku me tre delegatë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve pa asnjë sqarim zyrtar.
Sipas tij, përzgjedhja selektive e delegatëve, pa transparencë dhe pa kritere të qarta, rrezikon seriozisht legjitimitetin e procesit kuvendar.
“Kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin”, ka shkruar Agolli.
Postimi i tij i plotë:
Sot jam përjashtue nga pjesëmarrja në Kuvend, pa asnjë sqarim zyrtar. Bashkë me mua u larguan edhe 3 delegatë nga Mitrovica, si dhe disa delegatë të tjerë nga degë të tjera.
Kuvendi mbahet më 31 janar dhe kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin.
Kërkoj:
• arsyetim me shkrim për largimin tonë,
• publikimin e listës së delegatëve dhe kritereve,
• trajtim të barabartë, pa presion e pa selektime politike.
LDK eja forcohet me rregull e besim — jo me përjashtime