Ariana Grande ribashkohet me ish-të dashurin?

Ariana Grande është takuar me ish-të dashurin Graham Phillips, pas ribashkimit me Big Sean.

ShowBiz

13/03/2019 13:29

Ariana Grande pak ditë pas ribashkimit me Big Sean, kaloi mbrëmjen me Graham Phillips në Nju Jork, shkruan US Weekly, transmeton lajmi.net.

Grande, 25 vjeç dhe Philips, gjithashtu 25 vjeç, u panë bashkë tek restoranti “Carbone” në Nju Jork, të dielën.

Këngëtarja kishte veshur një minifund dhe bluzë të shkurtër, ndërsa sipër mbante një xhaketë të gjatë, pasi temperaturat ishin të ulëta.

Dyshja ishin takuar në vitin 2008, ndërsa i dhanë fund lidhjes pas tre vitesh, më 2011.

Dy javë më parë, Ariana Grande u pa bashkë me ishin, Big Sean në Los Angeles, me të ishte ndarë më 2015. /Lajmi.net/