Arian Gashi zgjidhet Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Pas përfundimit të elaborimit të arsyetimeve të kandidatëve për kandidimin për Kryesues të Këshillit Prokurorial në mbledhjen e sotme të KPK-së është zhvilluar edhe votimi. Me 4 vota për, Arian Gashi është zgjedhur Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mandati i Gashit fillon nga 13 mars 2026 deri në përfundim të mandatit të Këshillit. Pas…
Lajme
Pas përfundimit të elaborimit të arsyetimeve të kandidatëve për kandidimin për Kryesues të Këshillit Prokurorial në mbledhjen e sotme të KPK-së është zhvilluar edhe votimi.
Me 4 vota për, Arian Gashi është zgjedhur Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Mandati i Gashit fillon nga 13 mars 2026 deri në përfundim të mandatit të Këshillit.
Pas zgjedhjes si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, ai ka marrë detyrën e re dhe në fjalën e tij të parë ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komisionit për Çështje Normative.
Kandidaturat për pozitën më të lartë në sistemin prokurorial i patën paraqitur prokurori i Prokurorisë së Apelit, Arian Gashi dhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.
Ndërsa Dardan Vuniqi ka nominuar për zv/kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndryshe kundërkandidati i tij ishte, Krasniqi, i cili bashkë me zëvendëskryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, janë autorë të aktakuzës në rastin për rezervat shtetërore.
Për nga rreshtimi në konfliktet e fundit përbrenda KPK-së, të cilat janë shpërfaqur gjatë vitit të shkuar si dhe në fillim të këtij viti, Milot Krasniqi ka qenë pro shkarkimit të Besim Kelmendit nga detyra e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe kundër certifikimit të Elza Bajrami-Kastratit si anëtare në KPK, deri kur Gjykata Supreme vendosi ta certifikonte atë. /Lajmi.net/


