Argjentina rikthen Tevezin

Shumë shpejtë, Argjentina do të ‘përforcohet’ me sulmuesin Carlos Tevez. Ylli i Juventusit pritet të rikthehet në Kombëtare nga selektori i ri Gerardo Martino.

Sport

05/09/2014 11:58

Carlos Tevez mund të kthehet së shpejti në Kombëtaren e Argjentinës.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, selektori i ri i gjigantit nga Amerika e Jugut, Gerardo Martino e vlerëson sulmuesin e Juventusit dhe mund ta ftojë atë menjëherë në tetor për ndeshjen miqësore kundër Brazilit në Hong Kong.

Në fakt, thirrjet për rikthimin e Tevezit në Kombëtaren e Argjentinës u bënë edhe para fillimit të Kampionatit botëror në Brazil.

Mirëpo, selektori i atëhershëm Alejandro Sabella injoroi sulmuesin edhe pse ai kaloi një stinor të shkëlqyeshëm me Juventusin duke qenë një prej futbollistëve më meritor në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në Serie A.