Argjentina-Bosnja, ndeshja më e shikuar

Ndeshja mes Argjentinës dhe Bosnjës e Hercegovinës në Grupin F është ballafaqimi që zgjoi numrin më të madh të tifozëve në stadium, deri më tani gjatë këtij Kampionati botëror.

Sport

17/06/2014 20:19

Dueli mes Argjentinës dhe Bosnjës e Hercegovinës, në kuadër të Grupit F, është aktualisht ballafaqimi me numrin më të madh të tifozëve në stadium.

Fitorja e Argjentinës me rezultat 2:1 u përcoll nga 71.738 spektatorë, kapaciteti i plotë i stadiumit në Rio de Janeiro. Ndeshja e dytë me numrin më të madh të tifozëve në stadium ishte ajo mes Zvicrës dhe Ekuadorit në Grupin E.

Fitorja e Zvicrës në duelin ku Admir Mehmedi shënoi gol u përcoll nga 68.351 shikues.

Ndërsa, në podium ka përfunduar edhe ballafaqimi që shënoi hapjen e Botërorit, mes Brazilit dhe Kroacisë në Grupin A. Ky duel u ndjek nga 62.103 shikues.

Në statistikat e publikuara nga FIFA, të gjitha duelet e deritashme janë përcjell nga mbi 90 për qind e kapacitetit të stadiumeve.