Ardian Bujupi bën kafe turke në emision dhe zbulon preferencat për femrat (Foto)
Këngëtari me origjinë shqiptare Ardian Bujupi, i cili aktualisht jeton në Gjermani është shprehur se më herët ka patur lidhje me gra më të mëdha se vetja, pasi sipas tij i pëlqente të mësonte më shumë prej tyre.

ShowBiz
I ftuar në emisionin Fun Day gjithashtu ai ndarë disa momente mjaft gazmore, së bashku me prezantuesen simpatike Fatma. Bujupi u ka treguar fansave të tij se di të bëjë kafe turke dhe diçka të tillë e ka realizuar në studio.
Bujupi është shprehur se mësoi të bëjë kafe për herë të parë në jetën e tij në Gjermani madje ta pinte edhe fare pa sheqer. /Express